LSDM-ja ftoi ad hok trupin për medie që ta përkrah Sefer Tahirin për anëtar të pestë
Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e paraqitjes mediale sot do të vazhdoje bisedimet që kanë për qëllim zgjedhjen e anëtarit të pestë të Komisionit, transmeton TetovaSot.
Afati për zgjedhjen e anëtarit të pestë, i cili në pajtueshmëri me marrëveshjen politike duhet që të jetë shqiptar, ka skaduar javën e kaluar. Dhjetë gazetar dhe profesor janë kandiduar për këtë pozicion, ndërsa kandidati Daut Dauti dje informoi se ai e ka tërhequr kandidaturën tij.
Anëtari i pestë i Komisionit duhet zgjedhur me konsensus. Lubomir Kostovski, anëtar i komisionit i propozuar nga ana e partisë LSDM, deklaroi se për të kandidat i vetëm i pranuar është Sefer Tahiri nga Këshilli për etikë në mediet në Maqedoni. Edhe LSDM-ja e ftoi Komisionin që ta emëroje Tahirin për anëtarin e pestë.