Burimet ndërkombëtare: Gruevski nervoz, Ahmeti mund të mos e lejojë të bëhet kryeministër



Anketat e fundit të opinionit publik kanë treguar për një përafrim të mundshëm rejtingu të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së opozitare. Veçmas rezultoi që në njësinë zgjedhore 1, partia e Zoran Zaevit bile të del para VMRO-së së Gruevskit, derisa epërsi e butë paraqitet edhe një njësitë tjera zgjedhore, gjithnjë sipas anketës së fundit të Televizionit Telma, e realizuar në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN)
Kur merren parasysh gjitha këto parametra, del se faktori shqiptar, në këtë rast BDI që sipas gjitha anketave del fitues absolut i zgjedhjeve të 11 dhjetorit, “të përcaktojë se cila parti maqedonase të jetë në qeveri”. Andaj, burimet ndërkombëtare bëjnë të ditur se kjo gjendje ka shkaktuar nervozë tek Gruevski, pasi BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti mund të mos lejojë që ai të bëhet kryeministër.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë tubimit në Kumanovë tha qartë se BDI nuk do të lejojë që as dëshira për 63 deputetë e Nikolla Gruevski, por as apetiti i Zoran Zaevit për votën shqiptare, “nuk ka për t’a ndalur hovin e BDI-së për të qenë vendimtare në Qeverinë e ardhshme”.
“Nikolla Gruevski kërkon 63 deputet, Zaevi kërkon votat e shqiptarëve, as njëri e as tjetri këtë ëndërr mos e shohin.Unë u siguroj dhe vendi është ku jepet fjala e burrit, mu në Kumanovë, BDI, shokët e prindërve të bijëve të dëshmorëve janë çelësi i qeverisë së ardhëshme në Maqedoni. Mu kjo BDI e ka fitoren e sigurt, pasi ua ka këputur ‘leqtë e këmbëve’ të gjithë atyre që kanë pritur që BDI do të pësoj rrënie tek shqiptarët, por kjo nuk ndodhi”, ka theksuar Ahmeti