Bushi: Këta futbollistë do të largohen nga Shqipëria për të luajtur për Kosovën (VIDEO)

316

Moebel THEMA

Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi ka thënë se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

Largimi i futbollistëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja shqiptare duket se do të ndalet te Valdet Rama.

Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi ka thënë se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

“Jemi në kontakt me ta, i kemi dërguar ftesa për grumbullim. Edhe ata”, është shprehur Bushi.

Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.

“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombëtare. Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me prespektive. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, ka thënë më tej ai.

Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De Biasi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Schalkes, Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian.

 

Comments