BUXHETI I 2017 INSTRUMENT I REALIZIMIT TË SYNIMEVE PARTIAKE TË PARTISË NË PUSHTET

182

Image result for izet zeqiri

Shkruan:  Izet Zeqiri

Buxheti duhet të jetë instrument bazik i qeverisë, institucioneve dhe fondeve drejtë objektivave primare të ekonomisë-rritjes dhe zhvillimit ekonomik, reduktimit të papunësisë dhe mirëqenies qytetare dhe jo si instrument i realizimit të synimeve partiake të partisë në pushtet. Është për të ardhur keq se qeveria nuk bën përpilimi të buxhetit në një lartësi optimale konform predispozitave të EU me një ridefinim të strukturës së shpenzimeve duke dhënë prioritet shpenzimeve kapitale me karakter produktiv, por buxheti përpilohet i fryrë për realizim të synime politike e partiake parzgjedhore.
Buxheti i propozuar për 2017 me një rritje 3 miliard e 353 milion euro të të dalave më shumë se 2016 për 4.5% dhe 3 miliard e 50 milion euro të të hyrave që paraqet një rritje 9.5% në krahasim me 2016, nuk është aspak në harmoni me kondicionin e ekonomisë së vendit.
Ajo që është indikative qeveria në vend reformimit të Fondit pensional dhe invalidor duke reduktuar transferet buxhetor drejt këtyre fondeve dhe duke u mundësuar atyre një qasje korporatave të zhvillimit ajo e bën të kundërtën.
Qeveria parasheh 832 milion euro para për pensione që paraqet rritje prej 5% në krahasim me 2016 e që i përshkruhet rritjes së pensioneve 5% nga nëntori 2016. Rritja e pozicionit të pagave dhe kontributeve për 2017 në 435 milion euro tregon qartë se qeveria nuk ka për qëllim reduktimin e shpenzimeve rrjedhëse dhe të shpenzimeve jo produktive (punësim në administratë, kontratave të shërbimeve transferove të ndryshme etj).

Comments