Çair, banorët ankohen se askush nuk ka vizituar shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet

180
fresco

midle
260198

Evidentimi dhe shpagimi i dëmeve në zonat e përmbytura do të bëhet në bazë të vlerësimit. Përveç zonave të prekura më seriozisht nga përmbytjet, edhe disa banorë në Lagjen e Serovës të Çairit kanë pësuar disa dëme. Ndërkohë që banorët vazhdimisht ankohen se askush nga komuna nuk ka vizituar shtëpitë e dëmtuara pothuajse nga çdo reshje shiu dhe nuk kanë marrë dëmshpërblimet prej muajsh, kryetari i kësaj komune Izet Mexhiti vazhdon premtimet për një kompensim të shpejtë.

“Ka pasur vetëm një pjesë e shtëpive dëme materiale, komisioni ka dalë në terren dhe ka evidentuar, qytetarët i kanë deponuar kërkesat e tyre dhe për këtë do të dëmshpërblehen edhepse kohën e fundit të gjithë kemi qenë të koncentruar edhe si Cair por edhe si ministri e ekologjisë, pra jemi koncentruar në Lagjen e Hasanbegut e cila u ballafaqua me një katastrofë natyrale”, tha Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.

Ndërkohë, edhepse banorët e zonave të përmbytura thonë se kanë probleme teknike për pranimin e shumës së parave, ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti tha për Alsat se kompenzimi ka filluar nga dita e sotme.

“Procesi i vlerësimit të dëmeve thuajse është në përfundim e sipër, kompensimi fillestar në vlerë prej 30 mijë denarëh është sjellë vendim në qeveri dhe prej sot po fillon të paguhet me disa probleme për sa i përket paraqitjes së qytetarëve për llogaritë e tyre bankare. Edhe përskaj gjitha problemeve besoj se gjatë kësaj jave do të dëmshpërblehen me shumën fillestare prej 30 mijë denarësh të gjithë të dëmtuarit”, u shpreh Bashkim Ameti, Ministër I Ekologjisë.

Edhe përkundër premtimeve të tilla të ministrit Ameti banorët akoma nuk i kanë marrë paratë e premtuara nga zyrtarët qeveritarë. Ndërkaq ende nuk ka asnjë vendim nga qeveria nëse do të vazhdohet afati i situatës emergjente të shpallur nga vërshimet e 6 gushtit.

Comments