Ceremonia – Rama premton: Do rrisim pagat e policëve, por jo më shumë se të mësuesve



Në ceremoninë e rikonstruksionit të godinës së Ministrisë së Brendshme ministri Tahiri përsëriti kërkesën publike ndaj kryeministrit Rama për të parë mundësinë e rritjes së pagës së punonjësve të policisë.
Saimir Tahiri: “Të shihet me përparësi rritja e pagës për punonjësit e policisë”
Më pas erdhi dhe përgjigjja e kryeministrit: Patjetër do të vazhdojmë të rrisim dhe rrogat e policisë, por të mos xhelozohen nëse do i rrisim më shumë pagat e mësuesve këtë herë.
Ceremonia u zhvillua paraditen e sotme.
/Oranews.tv/