Çitaku për Kurtin: Kush ka dashur të luftojë e ka pasur këtë mundësi 23 vjet më parë

303
fresco

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se lufta në Kosovë ka mbaruar 23 vjet më parë.

Çitaku tha se ata që kanë dashur t’i bashkohen luftës çlirimtare kanë qenë mjaftueshëm të rritur për ta bërë një gjë të tillë.

Ajo në një intervistë për EkonomiaOnline theksoi se deklarata e kryeministri Albin Kurti, se mund të këtë luftë pas zhvillimeve në veri, kanë shkaktuar shumë panik, huti e paqartësi.

E dyta e PDK-së ka kërkuar nga shefi i Qeverisë që të jetë serioz dhe i matur në deklarimet e tij, duke shtuar se ai ka trashëguar një Kosovë në paqe, të pavarur dhe sovrane.

Lufta në Kosovë ka përfunduar 23 vite më parë. Disa prej nesh kemi qenë të rritur mjaftueshëm në atë kohë dhe ata që kanë dashur të luftojnë dhe kanë mundur të luftojnë i janë bashkuar luftës çlirimtare. Kryeministri ka trashëguar një Kosovë në paqe, të pavarur dhe sovrane. Sigurisht, me sfida sepse as Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Mirëpo, kryeministri duhet të jetë më i matur, më i kujdesshëm në adresimin publik. Nuk duhet të krijojë panik. Nëse ka paralajmërime, kryeministri Kurti duhet t’i bëjë publike ato, t’i denoncojë ato”.

Comments