Damjanovski nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në ‘Lagjen e Trimave’ (Video)

331
Damjanovski nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në
 
Komuna e Kumanovës nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në Lagjen e Trimave. Pavarësisht se kreu i Komunës Zoran Damjanovski dy javë më para tha se asfaltimi i rrugës do të përfundojë brenda dhjetë ditëve, një gjë e tillë as që ka Þlluar të bëhet.

“Deri tash kishim problem teknike sepse i kemi lidhur pusetat, mendoj se siç paralajmërova për 7-8 ditë do të përfundojë, siç janë edhe rrugët “Pero Stojmanovski”, “Sento Stankovski”, “Romanovska” të gjitha në “Lagjen e Trimave” të cilat tashmë kanë përfunduar.

U premtoj qytetarëve se shumë shpejt edhe kjo rrugë do të përfundojë”, tha kryetari i Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski. Nga ana tjetër banorët shprehen të revoltuar nga neglizhenca e pushtetit lokal, të cilët, sipas banorëve japin afate e data e asgjë nuk ndërmarrin për rregullimin e rrugës.

“Po ja si po e shini vet, premtime kemi boll vinë na thonë të hënën e kaluar ne i kemi prit, ja kemi pastruar gjitha punët i kemi bërë, ja tash po vjen e dyta javë a nuk ka asgjë veç po na premtojnë, po na gënjejnë. Jo asgjë nuk na thonë po përmes televizionit e kemi pa thonë po vijmë”

“Në këtë rrugë banojnë një numër i madh i banorëve invalidë, edhe nuk është mirë që një kryetar komune të tallet me njerëz invalid. Unë kam qenë në bisedime me atë ku na ka premtuar se tenderi ka kaluar edhe pritet me filluar puna e tash për çka nuk asfaltohet nuk e dimë”

“Shekullin 21 të mos jetë kjo rrugë e rregulluar është turp, nuk ka nevojë me u bë ndonjë luftë që më pastaj të rregullohen shtëpitë apo rruga, rruga është me ligj pasi jetojmë në këtë shtet duhet të jen të rregulluar. Ata premtime po japin, premtime ka qe 10 vite që japin, por ja hala nuk është rregulluar, e për çfarë arsye ne nuk e dimë, e din komuna apo qeveria”.

Banorët apelojnë që kjo rrugë të asfaltohet sa më shpejtë, pasi me fillimin e reshjeve të shiut, rruga bëhet pothuajse e pakalueshme, shkruan Alsat-m.tv.

 

Comments