DBM ka mbledhur 17 mijë dollarë për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet në Shkup

211

Diaspora e bashkuar maqedonase ka njoftuar se kanë mbledhur 17.000 dollarë për vendet e vërshuara në Maqedoni. Nga DBM informojnë se paratë do t’i dërgohen Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Këto para janë mbledhur nga 243 persona dhe subjekte nëpër të gjithë shtetet e botës ku ka maqedonas si psh. Australi, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kanadë etj..

Gjithashtu, ata informojnë se ky projekt vazhdon edhe më tej dhe paralajmërojnë ende donacione për familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën vikendin e kaluar në Shkup.

Comments