De Biasi bën pesë ndryshime në formacion për duelin me Spanjën (Foto)


Gianni De Biasi do të luajë me një formacion krejt ndryshe, nga ai që luajti në Lihtenshtajn, për ndeshjen e sotme ndaj Spanjës
Spanja nuk është Lihtenshtejni dhe Gianni De Biasi nuk mund të dalë nga roli. Shqipëria do të rikthehet ajo e zakonshmja në “Loro Boriçi”, me skemën e preferuar të trajnerit italian, 4-5-1.
Një tjetër strategji do të ndiqet ndaj iberikëve, nisur edhe nga cilësia e madhe që ka kundërshtari, i cili vjen në Shkodër me synimin e vetëm për të marrë tri pikë.
Mbrojtja do të ketë vetëm një lëvizje, teksa vendin e Naser Alijit do ta marrë kapiteni Ansi Agolli.
Elseid Hysaj nga e djathta, derisa Berat Gjimshiti e Mërgim Mavraj në qendër janë të padiskutueshëm, shkruan ‘Panorama Sport’.
Në mesfushë rikthehet titullar Ledian Memushaj, ndërsa pjesa tjetër do të plotësohet nga Taulant Xhaka e Andi Lila, si dhe Edi Roshi dhe Ermir Lenjani që do të luajnë nga krahët
Hyka ule në stol, njëjtë si Azdren Llullaku, që debutoi si titullar ndaj Lihtenshtejnit. Kurse, sulmi do t’i besohet Bekim Balajt.
