Delawie: KFOR-i nuk largohet nga Kosova



Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se KFOR-i nuk do të largohet nga Kosova për shkak se vendi nuk ka aftësinë e vetëmbrojtjes.
Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tregon se procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të ndodhë së shpejti.
“Edhe pse vonë, sot ambasadori Amerikan ishte më i qartë se të gjithë zyrtarët e Kosovës ku mes tjerash tha,se Kosova e ka të ardhmen e vet në rrugën e vet Euroatlantike në krijimin e kapaciteteve të veta të sigurisë..!!! Duke marrë parasysh edhe investimin e SHBA së në forcimin e FSK-së jam i bindur se ky është proces shumë i shpejtë ku do ti shohim Forcat e Armatosura të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.
Ndryshe, Delawie dje është shprehur se transformimi i FSK-së në FAK do të ketë të gjitha elementet kushtetuese të FSK-së në ushtri të Kosovës.