Deputeti nga Deçani për vendimin e Kurtit rreth tokës së Manastirit: Ra “kauza” e kryeministrit

220

Armend Zemaj deputet i Lidhjes Demokrartike të Kosovës që vjen nga komuna e Deçanit ka komentuar vendimin e Qeverisë që toka prej 24 hektar tokë t`ikalojë në pronësi Manastirit të Deçanit, shkruan Periskopi.

Zemaj ka thënë se këtë vendim të Qeverisë do ta paguajnë qytetarët e kësaj komune.

“Pas hidrocentraleve bie “kauza” tjetër e kahmotshme e VV-së, për pronat e Manastirit të Deçanit. Keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”,a ka shkruar Zemaj në Facebook.

Comments