Derbi i javës: Shkupi dhe Vardari ndahen në paqe



Derbi i javës së 10-të të LPFM-s, është luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup para më shumë se 5 mijë shikuesve, një ndeshje ku dy ekipet ishin të motivuara të tregojnë lojë cilësorë edhe pse në fund rezultati mbeti ai i fillimit 0:0, njofton Portalb.
Skuadra e Shkupit ishte ajo që më shumë e deshi fitoren dhe kishte më shumë raste për të shënuar, ndërsa shtylla ka shporuar portën e Vardarit kur goditja e Ermedin Adem nuk përfundoi pas portierit Gaçevski.
Edhe disa herë të tjera pikërisht Adem dhe më pas edhe Besart Iseni, Bujamin Asani, Muharem Bajrami e Florent Osmani kishin raste por që asnjë nuk përfundoi në cakun e dëshiruar për Shkupin. Vardari vetëm në disa momente kanosi portën e Zendelit, por ky i fundit ia doli në të gjitha tentimet të del fitimtar. Stadiumi i Çairit ishte mbushur që nga ora 13:00, ndërsa tifozët “Shvercerat” krijuan një atmosferë të shkëlqyeshme