Detaje nga vrasja në Strugë: Vetëdorëzohet 22 vjeçari që vrau 23 vjeçarin dhe plagosi babain i tij
Sot rreth orës 18.40 në fshatin Pohum të Strugës, personi me inicialet U.V i lindur më 1997 nga fshati Pohum, ka qëlluar ndaj personit me inicialet Z.B. i vitit 1996 dhe V. B. (1973), mëson TetovaSot nga burimet policore.
“Personi me inicialet Z.B i vitit 1996 i moshës 23 vjeçare ka vdekur ndërsa personi me inicialet V.B u transferua në qendrën mjekësore në Strugë” informon zëdhënësi i SVR Stefan Dimovski.
I riu 22 vjeçar është dorëzuar vetë në stacionin e policisë në Strugë. Po merren masa për të pastruar rastin./TS


Comments are closed.