Dhimbja e familjes shumë e madhe, akoma kërkohet Elifi 16 muajshe
”Po nëse e gjejmë, nuk isha t’u e bajt si gajle. Sikur mos me pas ndodh asgjë në shtëpinë time, nuk isha tu ra në dert hiç, isha tu u gëzu. Djalin më nuk e përmendi fare se e di ku e kam dërgu. Tash dert e kam vetëm për vajzën ta gjej dhe nuk do ta përmend më, e di shkoj ndonjëherë kur të mërzitem me tërë familjen te varrezat i këndoj ndonjë dua, edhe qetësohem”, deklaroi Isuf Fejzullahu, gjyshi i Elifit.
Për të ndihmuar rreth gjetjes së Elifit 16 muajshe autoritetet shtetërore sot ka dërguar një eskavator që është e barabartë me ndihmën e firmës private e cila ka kontribuar në gjetjen e saj. ”Sot për sot kanë dal me eskavator për ta kërkuar vajzën, një eskavator e ka dërgu qeveria një firma private PRINCE”, tha më tej ai. Dhimbja e kësaj familje është e madhe. Dashamirë të shumtë të tyre kanë ardhur pr ta mbështetur për të kërkuar vajzën e vogël dhe për të ngushëlluar për humbjen e djalit, Furkanit.