Dita Botërore e Zemrës, mjekët: 80% e sulmeve mund të parandalohen

197

Mjekët thonë se të paktën 80 për qind nga të gjitha sëmundjet e zemrës, sulmit në zemër dhe diabeti i tipit 2 mund të parandalohen me vizitë të rregullt te mjeku, si dhe kujdesi për të jetuar një jetë sa më të shëndetshme qysh prej vegjëlisë.
“Në Maqedoni në vitin 2015 nga sëmundjet kardiovaskulare kanë vdekur rreth 12 mijë persona. Por, 80 për qind e sulmeve mund të parandalohen duke jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe me zbulimin e hershëm të sëmundjeve. Qytetarët duhet patjetër të kujdesen për shëndetin e tyre prej në vegjëli. Të ushqehemi shëndetshëm, të përdorim pemë dhe perime, t’i evitojmë ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave dhe sheqernave, moskonsumimin e duhanit, si dhe të bëjmë aktivitete fizike për një zemër të shëndoshë”,- deklaroi Elena Qoseva nga Instituti për Shëndet Publik.
Qytetarët thonë që mundohen të hanë shëndetshëm dhe t’i bëjnë kontrollet me rregull.
“Hamë shëndetshëm… Gruaja ime kujdeset për ushqimin edhe kontrollet i bëj me rregull”,- tha një qytetar.
“Njëherë në vit i bëj kontrollet, ha atë ushqim që e kam”,– theksoi një qytetar.
Në Maqedoni, në periudhën e vitit 2010-2015 edhe më tej ka trend të rritjes nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut.
Instituti për shëndet publik, dhjetë qendrat për shëndet publik dhe shtëpitë shëndetësore në mënyrë aktive punojnë në parandalimin e fushatave, edukimin në shkolla, institucione shëndetësore dhe mjedise tjera, përpunim dhe distribuim të materialit edukativo-mjekësor, organizim të aksioneve për kontrolle parandaluese falas, para së gjithash në mjediset rurale.
Comments