Dje vdiq një fëmijë dhe një nënë, sot ne – Nga Fiorentina Spahiu 

257

 

Fiorentina Spahiu

Nga Fiorentina Spahiu

Përpiqem ta kuptoj ose justifikoj sjelljen tonë te pajustifikueshme duke qendruar pasiv ndaj gjithçkaje që ndodh rreth nesh. Por sot tek po shikoj se si disa fëmijë të vegjël po përcjellin mamanë e tyre për në banesën e fundit për shkak të neglizhencës e pakujdesisë nëpër emergjenca kuptoj se ne jo vetëm kemi humbur sensin e reagimit dhe gjykimit por njëkohësisht dhe ndjenjën humane. Një tragjedi ndodhi dje në sallat e emergjencës dhe na tregoi se sa rëndë dhe skandaloze janë kushtet e shëndetësisë në vendin tonë.

Na tregoi gjithë fasadën dhe mashtrimet e thëna nga ministri i shëndetësisë dhe të duartrokitura nga kryeministri I vendit. Ku jeni tani? Pse nuk dilni asnjeri nga ju e të jepni qoftë një deklaratë për atë çka ndodhi? Ministri i shëndetësisë apo ministri i vdekjes tani dilni e flisni për përmirësimin e shëndetësisë.

Ja tani serish dhe njëherë keni mundësi ta konkretizoni punën tuaj perfekte në mjekësi. Fundja nuk më habit më asnjë nga veprat tuaja, që pasi vratë mizorisht vogelushin Kristi, por më vjen keq e më dhemb tek shikoj se populli nuk ka nevojë të vijë në spital e të vdesë sepse qenka I vdekur tashmë.

Comments