Dogana asgjëson 20 tonë mish pa afat, po importohej nga Belgjika


Rreth 20 tonë mish pa afat, i destinuar për të hyrë në Kosovë nga Belgjika, është ndalur nga zyrtarë të Doganës së Kosovës, duke hyrë në Kosovë përmes terminalit doganor të Prizrenit
Mishi pa afat është duke u asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi.
“Në këto momente zyrtarët tanë janë duke e asgjësuar mishin. I njëjti kishte qëllim të importohej në Kosovë përmes pikës doganore të Prizrenit”, ka thënë Thaçi.
Mishi nga Belgjika po importohej nga një kompani kosovare. /GazetaExpress