Dortmundi merr fitore minimale ndaj Schalkes

443

Borussia Dortmund ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Schalkes.
BVB ka mposhtur 1:0 ekipin e Schalkes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Bundesligë.

Ekip më i mirë gjatë gjithë takimit ishin vendasit, por arritën të shënojnë vetëm njëherë, përcjell lajmi.net.

Ishte Moukoko që shënoi, në minutën e 79`, për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit.

Schalke nuk arriti që të rrezikojë aspak portën e vendasve.

Me këtë fitore BVB merr vendin e pare me 14 pikë, kurse Schalke në pozitën e 16 me gjashtë gjithsej./Lajmi.net/

Comments