Dreri hyn dhe sorollatet në qendër tregtare, shikoni se si doli përjashta (Video)

380

dreri

Alec Williams nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, e ka filmuar drerin që kishte hyrë në qendër tregtare, teksa del përjashta duke thyer xhamin.

Nuk dihet si ka hyrë brenda kafsha e egër, që më pas është sjellë disa herë nëpër sektorë, derisa ka kërcyer drejtë panelit transparent, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni momentin kur xhami thyhet i tëri dhe dreri del përjashta i lirë.

 Pos dritares që mbeti e dëmtuar, nuk është shkaktuar ndonjë dëm tjetër nga ky vizitorë i pazakontë.
Comments