“Dridhet” Barcelona, Messi nuk do të luajë deri më ..?
Lionel Messi do t’i mungojë Barcelonës për një kohë të gjatë.
Tifozët e Barcelonës kanë shumë frikë për Lionel Messin.
Klubi katalan ka siguruar se sulmuesi mund të mungojë për disa javë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen mes Argjentinës dhe Uruguait në eliminatoret e Kampionatit botëror 2018.
Por, tabloidi britanik “The Sun”, shkruan se situata është më serioze, përcjell “Lajmi.net”.
Messi rrezikon t’i nënshtrohet një operacioni që mund ta detyrojë të mungojë për deri në katër muaj.