E gjithë bota, sot sytë kah një shqiptare!

237

???????????????????????????????
Nënë Tereza do të cilësohet zyrtarisht si “e shenjtë” ditën e dielë, më 4 shtator 2016. Me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezës në Vatikan, Kisha Katolike ne Sqhiperi dhe ajo ne Kosovës do të organizojë shtegtimin për në Vatikan do të ekzekutohet edhe himni i Nënës Tereza nga artistë e soliste të njohur shqiptar si: Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa etj..
Kjo pasi Papa Françesku ka firmosur sot dekretin e shenjtërimit të saj, event ky që do të mbahet në bazilikën e Shën-Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Viti Jubilar të Mëshirës në Vatikan.
Dhe data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol, pikërisht si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.
Në kete ceremoni reelgjoize do te marrin pjese delegacione shqiptare nga Tiarana, Prishtina dhe Shkupi. Isa Mustafa, së bashku me një delegacion të lartë të Qeverisë së Kosovës po qëndron në Romë, ku do të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.
Në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë u bë një pritje e veçantë dhe miqësore, e para e këtij lloji, vetëm me shqiptarët që punojnë në Shtetin e Vatikanit dhe si ditë u zgjodh ajo kur ka lindur Nënë Tereza, që shenjtërohet të dielën e ardhshme.
Qëllimi i kësaj “pasditeje pritje” ishte që të bisedonim së bashku, të përkujtonim që në këtë “Jubile të Mëshirës” është dhe 25 vjetori i rivendosjes së Marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, shenjtërohet Nënë Tereza, bijë e popullit tonë dhe po kështu 38 martirë të Kishës tonë katolike lumturohen së shpejti, që së bashku, pranë gotës me verë, të kujtojmë arritjet e të bëjmë ende më shumë për vendin, për një imazh gjithnjë e më të mirë.
Papa Francesku përs endetet me pelegrinet nga mbarë bota në Sheshin e Shen Pjetrit në Seline Shejtë në Romë
Nesër, në orën 10.30, Papa do të kryesojë, në Sheshin e Shën Pjetrit, Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës. Kremtimi radhitet në kuadrin e Jubileut të veprimtarëve dhe vullnetarëve të Mëshirës. Dje, në një telegram, me nënshkrimin e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, dërguar atë Bernardo Cervellera-s, me rastin e një simpoziumi kushtuar nga AsiaNews Shenjtores shqiptare, organizuar në Romë, pranë Universitetit Papnor Urbanian, Papa e quajti Nënë Terezën “dëshmitare e zgjedhur e dashurisë dhe e vëmendjes bujare për të varfërit e të fundmit”.

Programi i plotë i kremtimeve nga Vatikani, Shqipëria e deri në Indi
Më 3 shtator, kur do të ndiqet: KATEKIZMI I PAPËS FRANÇESKU
në orën 8.30 përgatitja – në orën 10.00 fillimi i katekizmit në Sheshin e Shën Pjetrit
Hyhet me biletë
Më pas, ORATORI “MOTHER” i Marcello Bronzetti, me korin dhe orkestrën Fideles et Amati, ora 17.00, në Bazilikën e Shën Andrea della Valle. Mesha Shenjte, në orën 19.00, e, në përfundim të Meshës, nderimi i relikeve të së Lumes Tereza e Kalkutës
Të diel, 4 shtator – LITURGJIA SOLEMNE EUKARISTIKE E SHENJTËRIMIT TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS.
Ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit
E nevojshme, bileta e hyrjes, falas, por që duhet pasur në dorë.
Lutja e Engjëllit të Tënzot e Papës Françesku
Ora 12.00, Sheshi i Shën Pjetrit
E hënë, 5 shtator – FESTA E PARË E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS
Mesha e falënderimit, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, me pjesëmarrjen e korit të Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina
Ora 10.00, Bazilika e Shën Pjetrit
Pasdite – NDERIMI I RELIKEVE TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS
Ora 16.0- 18.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran
Kremtimet në Vatikan e në Romë do të vijojnë deri më 8 shtator. Shtegtarët do të mund të orientohen përmes programeve përkatëse…/Presheva jone/.

Comments