E pabesueshme, por e vërtetë – Manchester City i Pep Guardiolas pëson humbjen e katërt me radhë
Skuadra e Manchester Cityt është mposhtur ndaj Brightonit me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.
Ekipi i Pep Guardiolas ishte duke fituar minimalisht 0:1 pas pjesës së parë me golin e shënuar nga Erling Haalandi, shkruan Indeksonline
Por, në pjesën e dytë ekipi vendas shënoi dy gola për t’ia dhënë tri pikë të mëdha.
Golat i shënuan: Joao Pedro dhe O’Riley.
Me këtë fitore, Brightoni shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e 4-të, kurse Manchester City mbetët në pozitën e 2-të me 23 pikë./Indeksonline/