E tmerrshme, përplas fëmijën 19-muajsh në tokë pasi grindet me vjehrrën

400

 

Shkupi-635x358

 Paraburgim prej 30 ditëve ka marrë shkupjania 30-vjeçare A.H për vepër të kryer penale “neglizhencë dhe maltretim të fëmijës adoleshent”.

Nëna, duke u grindur me vjehrën, i ka shkaktuar lëndime fëmijës së vet 19-muajshe duke e qëlluar në trup dhe kokë, ndërsa në një çast e ka ngritur lart në ajër dhe e ka përplasur për toke.

Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht të vitit 2016 në orën 18 në rr . “Aminta i Tretë” në Shkup.

Një kalimtar rasti e ka denoncuar rastin në SPB Shkup, pas çka menjëherë ka intervenuar policia. Gjithashtu është alarmuar edhe ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar fëmijën në Klinikën e fëmijëve, e më vonë është transferuar në Neurokirurgji, ku është konstatuar tronditje të trurit.

A.H është arrestuar në stacionin policor ku i ka sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale. SPB Shkup për rastin e ka njoftuar edhe Qendrën ndërkomunale të punës sociale të qytetit të Shkupit./GazetaExpress/

Comments