EHM: Kujdes sonte, pritet mot me shi dhe vetëtima

159

Moebel THEMA

Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë paralajmëron ardhjen e një cikloni mesdhetar që mund të sjellë mot të ligë gjatë natës së sotme dhe në ditët në vijim…

“Pasdite në pjesët  perëndimore të vendit pritet mot me vranësira, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë. Pritet që shirat të jenë më intensivë gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës, ku pritet edhe shi prej 30 lira për metër katrorë e që në disa vende do të bjerë në formë  stuhie, me erë të fortë dhe zbrazje elektrike. Në Shkup e rrethinë gjatë mbrëmjes na pret mot jostabil, me shi dhe erë të fuqishme dhe nuk përjashtojmë mundësinë që të ketë stuhi”,– u tha nga Enti Hidrometeorologjik.

EHM-ja apelon që në raste të vetëtimave të mos qëndrojmë në hapësirë dhe nën drunj të vetmuar.
Comments