Ekipe të Kryqit të Kuq në rajonet e vërshuara

280

Ekipe mobile të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë 24 orë janë në terren. Janë angazhuar 14 persona të cilët janë të trajnuar për veprim për përgjigje dhe ballafaqim me fatkeqësitë natyrore, ndërsa prej nesër do të angazhohen vullnetarë shtesë të cilët do të tërhiqen nga qendra transitore në Gjevgjeli dhe Tabanocë.

“Jemi të pranishëm në disa pika. Ekip kujdestar kemi në depotë tona në Momin Potok në SHF “Naum Naumovski Borçe”, në stacionin e fundit të austobusëve në Hasanbeg, dhe në shkollën “25 Maj”. Të gjitha ekipet mobile përveç logjistikës dhe ekipe për vlerësim kanë edhe persona mjekësorë të cilët janë këtu t’u ndihmojnë dhe shërbimeve mjekësore urgjente të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndihma humanitare me të cilën pëpr momentin disponon Kryqi i Kuq të RM-së për përgjigje fillestare i kënaq nevojat, ndërsa tshmë prej nesër do të kemi sistem të veçantë për donim dhe mbledhjen e ndihmës humanitare plotësuese”, deklaroi Suzana Tuneva paunovska, sekretar i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Ajo u bëri apel qytetarëve t’i ndjekin instruksionet që vijnë nga institucionet nga ana e Kryqit të Kuq të Maqeodnisë me qëllim të mos jemi konfuzë dhe t’u përgjigjemi rasteve në terren.

Ekipet e Krqyit të Kuq janë përfshirë edhe në pjesën e transportit për të gjithë ato personave të cilët kanë nevojë nga akomodim shtesë, si dhe transport deri te spitalet dhe deri te Qendra klnike.

Informoi se shpërndarja e ujit për pije ka filluar para tre orëve.

Comments