Eksploziv autobusit të funeraleve në Tiranë, ndalohet një person

101

Moebel THEMA

shperthimi i granates (1)Një shpërthim i me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas policisë, rreth prës 04:05 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në mjetin autobus tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E.R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Pas hetimeve të para, autobusi përdorej për shërbime funerali nga dy vëllezërit Rexhepi. Eksplozivi u vendos në rrotën e pasme të autobusit dhe ndezja është bërë përmes një fitili. Shpërthimi ka dëmtuar xhamat e shtëpisë përballë ku ishte parkuar autobusi.

Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve aty pranë dhe pas këqyrjes ka vërejtur hijen e një njeriu me kapele, pasi pamjet nuk ishin të qarta për shkak të errësirës. Në polici është shoqëruar një banor i lagjes për t’u marrë në pyetje.

Deri tani policia nuk ka ndonjë pistë konkrete, por po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments