Elbasan/ Ja dëmet që la pas stuhia (Foto)



Dëmtohen disa pemë në Parkun Rinia.
Stuhia dhe era e fortë që përfshiu Elbasanin ka shkaktuar disa probleme.
Kështu në parkun Rinia janë thyer disa pemë, të cilat për fat të mirë nuk kanë krijuar dëme.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e ndërmarrjes së gjelbërimit, e cila ka prerë pemët e thyera duke liruar kështu edhe rrugët për lëvizjen e lirë të qytetarëve në parkun Rinia.