Elektro-inxhinieri, në krye të shërbimit të sigurisë
Për koordinator të Shërbimeve kombëtare të sigurisë është caktuar njw person i cili me profesion është elektro-inxhinier, pohon profesori universitar, Vladimir Pivovarov. Sipas tij, e pa lejueshme është që në pozitë kyçe e cila duhet të parandalojë sulme terroriste të caktohen persona partiak në vend të atyre profesional. Për udhëheqës në këtë pozitë është caktuar shefi i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov, pohon Pivovarov.
“Kjo në përgjithësi është strategjia në Maqedoni, të jetë njeri partiak, të jetë i joni. Nuk është me rëndësi funksioni, nëse do të funksionojë ose jo, dhe kjo është ajo sagë në Maqedoni ku edukimi është bazë për profesionizmin posaçërisht për këtë pozitë ku koordinator i Shërbimeve kombëtare të sigurisë duhet të jetë një profesionist, njeri i ndershëm. Për mua nuk është karakteristike, edukimi joadekuat do të jetë bazë për punë cilësore dhe kjo është një çështje shumë serioze që të bëjmë gjëra të tilla, nw këtë kuadër të luajmë në këtë kohë serioze të rëndësishme për Sigurinë kombëtare të Maqedonisë”, deklaroi profesori universitar Vladimir Pivovarov.
Ministri i brendshëm Mitko Çavkov dy dytë më parë tha se Maqedonia është nën kërcënim serioz të sulmeve terroriste. Ai tha se ka nevojë për mobilizim të tërë të shoqërisë në kuadër të strategjisë kombëtare për parandalim dhe luftë kundër terrorizmit.
“Republika e Maqedonisë ka ndërtuar një strukturë të fortë profesionale në kuadër të MPB-së e cila në baza ditore komunikon me shërbimet partnere të rajonit. Në atë kontekst shkëmbehen shumë informacione dhe kjo vetvetiu është garancë se me kohë do të parandalohen ato kërcënime”, tha Çavkov.
Për rrezikun e sulmeve terroriste paralajmëroi edhe presidenti Gjorge Ivanov. Ai theksoi se 86 persona luftëtarë të ISIS-it janë kthyer në vend. Edhe ai si ministri Çavkov vlerëson se shërbimet ballafaqohen me sukses ndaj sfidave deri tani. Profesori Pivovarov ka qëndrim të kundërt.
Ai thotë se Maqedonia nuk ka kapacitet të ballafaqohet me rrezikun e terrorizmit shkaku i punësimit të kuadrove partiake pa arsim adekuat në Shërbimet e sigurisë. /Alsat-M/