Emergjenca e Prishtinës: S’ka të plagosur me armë zjarri, por me thikë (Video)
Specialistja e Emergjencës, Nerxhivane Halimi ka deklaruar se pas orës 22:00 kanë filluar të kërkojnë ndihmë shumë të rinj të cilët kanë marr lëndime të ndryshme.
Sipas saj, deri më tani kanë kërkuar ndihmë 42 persona nga të cilët askush nuk ëhstë në rrezik për jetë, raporton lajmi.net
“Lëndimet janë fituar nga shkeljet e turmës. Dy prej tyre kanë thyerje, të tjetër kanë lëndime të lehta”, ka thënë ajo.
“Ka me armë të ftohtë dy persona, me thikë, por nuk ka me armë zjarri”, tha Halimi.