Enis Bardhi e dërgon Maqedoninë U21 në kampionatin evropian të futbollit (VIDEO)

197
fresco
Enis Bardhi e dërgon Maqedoninë U21 në kampionatin evropian të futbollit (VIDEO)

midle

Shkupjani Enis Bardhi me golin e tij e dërgon Maqedoninë në kampionatin Evropian për kombëtaret e Futbollit deri në 21 vjet i cili do të mbahet në vitin 2017.

Djemoshat e trajnerit Blagoja Milevski kanë shënuar sonte historinë kështu duke siguruar kualfikimin direkt pas fitores së lehtë ndaj Skotlandës me rezultat 2-0.

Golin e parë për Maqedoninë e shënoi Kire Markoski në minutën e 18, ndërsa  Enis Bardhi në minutën e 21 vendosi rezultatin përfundimtar 2 me 0.

Maqedonia në këtë kampionat shkonë edhe falë fitores të Ukrainës 4 me 2 si mysafire ndaj konkurentit krysorë të Maqedonisë Islanda.

Pas mbarimit të takimit Enis Bardhi  deklaroi:

“Me këta lojtarë dhe me këtë trajner kemi gjithçka që na duhet, dhe Zoti iu ndihmon atyre që kanë shpirt të mirë dhe që me ngulm luftojnë. Do të shkojmë më tej, në radhë vjen Evropiani në Poloni, por as atje nuk do të dorëzohemi pa marr parasysh se ndaj kujt do të luajmë”

Maqedonisë në kampionatin evropian u bashkangjitet ekipeve si Çekia, Danimarka, Anglia, Gjermania, Italia, Portugalia, Sllovakia dhe Suedia.

Comments