ERË E FUQISHME NË SHKUP (FOTO+VIDEO)

382

Erë e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor ka kapluar qytetin e Shkupit. Shpejtësia e erës madje ka arritur deri në 90 km/h.
Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, kjo do të jetë fillimi i uljes së temperaturave që do të pasoj prej nesër.
Për shkak të erës, në kryeqytet u ngrit edhe shumë pluhur.
Sipas meteorologëve pasdite, posaçërisht kah fundi i ditës, do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje të përkohshme të shiut nga veriu dhe perëndimi i vendit.
Nga e marta moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë të fuqishme dhe do të jetë më ftohtë.
Temperatura në pjesë më të madhe të vendit do të ulet për 10 ndërsa në disa vende 15 gradë Celsius.

Comments