Europa League. Inter i denuar per te fituar. Manchester kerkon kreun e renditjes

183

Europa League. Inter i denuar per te fituar. Manchester kerkon kreun e renditjes

Pas 3 javesh mungese Europa League rikthehet me ndeshjet e treta te fazes se grupeve. Sfidat emocionuese nuk do te mungojne as kete te Enjte per nje tjeter mbremje spektakolare. Inter-Southampton eshte nje nga ndeshjet me te rendesishme te dites. Ne oren 19:00, zikalterit e Frank De Boer duhet ta hedhin pas kraheve momentin negativ qe po kalojne nese duan realisht te shpresojne te kualifikimi. Ne ndryshim nga ekipi anglez qe numeron 4 pike, pas 2 ndeshjeve te para ne grupin K, Interi nuk ka grumbulluar asnje pike. Ne kete menyre per milanezet ne kete ndeshje nuk ka vlere asnje rezultat tjeter pervec fitores. Krasnodar-Schalke 04, eshte nje tjeter sfide interesante qe nuk do te mungoje ne ekranin tone.

Perballe njera-tjetres do te jene dy skuadrat qe kryesojne grupin I me pike te plota. Si Krasnodari ashtu edhe Schalke do te synojne fitoren per te hedhur nje hap te sigurte drejt kualifikimit.Nga grupi I kalojme te grupi J. Qarabaghu me Ansi Agollin ne fushe do te kerkoje te beje rezultat ne sfiden shtepiake ndaj Paokut te Selanikut. Slovan Liberec-Fiorentina eshte ndeshja tjeter e ketij grupi. Pa Armando Sadikun te demtuar por me Burim Kukelin si titullar po ne oren 19 te kesaj te Enjteje, Zurich do te synoje fitoren e dyte ne grupin L kur te sfidoje ne transferten rumune Steauan e Bukureshtit. Konyaspor-Braga eshte tjeter sfide e ores 19 qe nuk duhet humbur.

Ne oren 21.05, vemendja do te jete e gjitha ne grupin A dhe sakte ne teatrin e endrrave. Manchester United pret ne Old Trafford turqit e Fenerbahces me nje objektiv te qarte te regjistroje fitoren e rradhes per tu ngjitur ne krye te grupit. Roma me nje lider si Francesco Totti ne fushe nuk pritet te hase veshtiresi ne ndeshjen ndaj Austrise se Vienes qe do te zhvillohet ne Olimpico. Ne grupin E, ku ben pjese skuadra e Luciano Spalettit, Viktoria Plzen me Ergys Kacen ne kabinen e regjise, e ka te ndaluar te gaboje perballe rumuneve te Astras, me skuadren ceke qe do te zbrese ne fushe vetem per fitore. Ne Athine, ne stadiumin Karaiskaqis, Olympiacos do te kerkoje te reagoje pas humbjes ndaj Apoel Nicosias me nje fitore ndaj kazakeve te Astanes. Nje perballje interesante qe pritet te prodhoje gola eshte edhe ajo mes Mainz-it dhe Anderlecht-it.

Comments