Familja Fejzullahu kërkon foshnjën 16 muajsh (VIDEO)

182

Familja Fejzullahu kërkon foshnjën 16 muajsh (VIDEO)

Në familjen Fejzullahu nga Hasanbegu po shtohet mërzia për vogëlushen e zhdukur 16 muajshe Elif Fejzullahur e cila ende është në kërkim. Ajo ishte vajza më e vogël e Furkan Fejzullahut, gjithashtu viktimë e përmbytjeve. Derisa rrëfejnë për ngjarjen, familjarët e vogëlushes nuk mund të përmbajnë lotët.

“Në mëngjes, në ora 5 kur e pash që nuk erdhi ai e kuptova se diçka ka ndodhë, thashë ose ka bërë aksident ose uji e mori..Doli djali i madhë dhe e kishin gjetur djalin se ëhstë i vdekur, ne e kemi dit se edhe nusja është e vdekur. Pastaj nusen e kishin gjetur të gjallë, kur e pashë nusen mu duk ..sikur edhe djalin e pashë, më erdhi shumë mir. Për vajzën e vogël po më vjen keq që nuk po mundemi me gjet. Sa është e vogël vajza? 15 muaj. Po ta kisha gjet edhe atë do të isha qetësu, nuk do të mërzitesha më, Zoti mi ka fal dhe ai do i merr, veç ta di, hiç për djalin nuk po e kam dert. Vetëm vajzën ta kisha gjet dhe ta kisha dërgu afër babait të vet”, u shpreh Isuf Fejzullahu, babai i viktimës Furkan Fejzullahu.

“Mbrapa meje është shtëpia e njërit prej viktimave që humbi jetën në këtë fatkeqësi natyrore. Është shtëpia e Furkan Fejzullahut i cili vetëm disa ditë më parë jetonte i lumtur me të gjithë anëtarët e familjes. Mirëpo, përveç atij që u varros ditën e djeshme dhe që ishte viktime kësaj fatkeqësie natyrore, familjarët janë në kërkim edhe të vogëlushes 16 muajshe”.

Gjyshi i vogëlushes që rezulton akoma e zhdukur, rrëfen një bisedë prekëse që ka zhvilluar natën e vërshimeve me motrat e Elifit, të cilat sikur kanë ndjerë humbjen e babait dhe motrës së tyre më të vogël.

“I ka lënë edhe dy vajza tjera., e kanë kuptu, bile është interesant se vajza e dytë, atë natë isha ora e dy e natës dhe i tha gruas time, nuk kthehet babi më, ka humb babi. Më falni nuk po mundem më shumë”, thot Isuf Fejzullahu.

Furkan Fejzullahu, babai i vogëlushes së zhdukur la pas vete bashkëshorten dhe dy vajza të tjera, Ermira 6 dhe Rina 4 vjeçare./alsat-m

Comments