Familja Fejzullahu kërkon ndihmë për gjetjen e Elifit – të shkojmë të gjithë të shtunën në Hasanbeg

444
Asnjë gjurmë akoma për Elifin e vogël ndërsa ka afër 20 ditë që ajo qëndron e zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj.Familja bashkë me shumë njerëz të tjerë e kanë kërkuar gjithandej , por kërkimet për momentin kanë rezultuar të pasuksesshme.
Familja e Elifit 16 muajshe ka bërë një apel publik për gjithë njerëzit gjithandej, që me sa më shumë masovitet t’i përgjigjen kësaj thirrjeje për të shtunën (27.08.2016) për të vazhduar sërish kërkimet për të gjetur trupin e saj.Ky aksion ka një qëllim human dhe njerëzorë dhe familja Fejzullahu ka bërë thirje që të jenë sa më shumë njerëz në këtë aksion kërkimi që do të nisë ora 9.00 te stadiumi i klubit të Fortunës në Hasanbeg.Sa më shumë njerëz për t’a kërkuar Elifin, aq më shumë mundësi është të gjendet ajo dhe të lehtësojë dhimbjen e shumëfishtë që ka familja Fejzullahu pasi humbën cdo gjë në atë tragjedi të vërshimëve më 6 gusht midis të cilëve edhe dy anëtarë të familjes.Informohen poashtu të gjithë ata që do t’i përgjigjen ftesës në këtë aksion human dhe njerëzor që të marrin me vete mjete të nevojshme të punës që kërkon një aksion i tillë./Faktiditor/
Elif-Hasanbeg
Comments