Familja Kryeziu kërkon fajtorët për vdekjen e djalit të saj

Familja Kryeziu nga fshati Xërxë e Rahovecit po kërkon drejtësi për fajtorët që, sipas tyre, shkaktuan vdekjen e djalit, Vetonit
Vetoni, pas një muaji që kishte qëndruar në QKUK, në gjendje kome, si pasojë e goditjeve që kishte marrë nga tensioni i lartë i rrymës, kishte gjetur vdekjen.
Familjarët për këtë e bëjnë përgjegjës KEDS-in dhe nga kompania po kërkojnë dëmshpërblim.
Për këtë rast, Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Prokuroria aktualisht është në fazën e hetimeve, , raporton KTV.
Në anën tjetër, kompania më herët kishte thënë se lidhur me rastin është formuar një komision, ku ky i fundit është duke e finalizuar raportin.
“Ne momentin që të jetë raporti final, ne do t’jua bëjmë të ditur të gjeturat”, ka thënë Buzhala.