Kukësi sqaron lajmet për aksidentin e Pejic

154
Kukesi_Sqarimi per Pejic

Moebel THEMA

Rikthimi i Pejic te Kukësi u duk sikur nisi me një aventurë të pakëndshme për futbollistin, teksa një foto e tij pranë një aksidenti të ndodhur këtë të Shtunë u raportua si një përfshirje e vetë kroatit në këtë ngjarje. Megjithatë klubi i Kukësit ka sqaruar ngjarjen duke bërë të ditur se mjeti i përfshirë në aksident ishte i lojtarit, por ai nuk gjendej në makinë në momentin e përplasjes dhe makina po drejtohej nga bashkëshortja e tij.

Sapo ka dëgjuar për aksidentin, Pejic është afruar pranë makinës për t’i qëndruar pranë bashkëshortes dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është fotografuar në foto. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të klubit të Kukësit dhe në të janë përfshirë bashkëshortja e Pejicit dhe një motorist. Po klubi i Kukësit bën me dije se të dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, madje vetë klubi është interesuar për shëndetin e djalit që ishte në drejtimin e motorit dhe sipas stafit mjekësor ai do të lërë spitalin ndërsa Pejic me familjen e tij është nisur për në Kroaci.

Comments