Familjet e prekura nga vërshimet mund të marrin ndihmë në Momin Potok, qytetarët të donojnë para përmes telefonit në numrin 143400
Në Maqedoni po organizohet një aksion humanitarë për të gjithë banorët e fshatrave të Shkupit të cilët u prekën nga fatkeqësia e madhe natyrore (vërshimet). Të gjithë qytetarët kanë mundësi që të donojnë para në telefonin 143400.
Ky numër është i kapshëm për të gjithë operatorët celularë përmes të cilëve për një paraqitje mund të jepni donacion prej 100 den. Të gjitha këto ndihma do tju dedikohen banorëve të përfshirë nga përmbytjet e fundit nga fshatrat Hasanbeg, Stajkovcë, Haraçinë dhe Creshevë, transmeton Zhurnal.
Poashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë se donacione vullnetare mund të jepen edhe përmes xhirollogarisë bankare përmes fondit solidarë në xhirollogarinë 300000001327966 dhe numri tatimor 4030984271620 në bankën komerciale.
Gjithashtu njoftohen të gjithë familjarët e të prekurve nga vërshimet e fundit të rajonit të Hasanbegut, se këta familje mund të marrin ndihmë në depot e Kryqit të Kuq në Momin Potok nga ora 8:00 deri në ora 18:00.