Çavkov: Deri tani kanë vdekur 21 persona nga vërshimet, vazhdojnë kërkimet ndaj të zhdukurve



Ministri i Policisë, Mitko Çavkov ka bërë të ditur se nga përmbytjet e fundit në rajonin e Shkupit deri më tani 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa vazhdohet për të kërkuar të zhdukurit tjerë.
Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës së tij në disa fshatra të Shkupit ku gjatë ditës së shtunë kishte përmbytje të mëdha.
“Deri më tani në polici nuk është paraqitur ndonjë person i zhdukur, por sido që të jetë ne do të vazhdojmë me aktivitetet. Po bëjmë përpjekje maksimale që të gjitha pikat ti mbulojmë me kapacitetet tona profesionale me qëllim që të fillojmë për ti sanuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, siç është pastrimi i rrugëve, oborreve dhe shtëpit. Nëse dje ishim të angazhuar që të bëjmë identifikimin e viktimave dhe për të shpëtuar sa më shumë njerëz, dita e sotit do të shfrytëzohet për ti sanuar dëmet”, ka deklaruar Çavkov duke shtuar se momentalisht në terren gjenden 100 pjestarë të policisë, 70 pjestarë të armatës dhe 200 përfaqësues të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.