Faton Ramadani publikon raportin konfidencial për rastin Hajra, ja kush i ndërroi emrat



Faton Ramadani ka publikuar njëraport konfidencial për rastin Hajra të vitit 2001, shkruan Botapress.
Mëposhtë mund ta shihni postimin e plotë të Faton Ramadanit dhe raportin konfidencial për Rastin Hajra:
Në asnjë raport vllezerit Ramadani e Kiqina nuk ju figurojn emrat!
Por Fadil Sylevi i shkolluar ne UDB-ë arriti ti ndrroj emrat me personat tjer qe fare nuk ishin ne hetim,si shperblim ky kriminel i policis u kthye ne pun edhe pse ishte suspenduar nga puna!
Ky eshte njeri nga raportet,ku n’ket raport eshte emri i Skender Halilajt qe i gjith montimi ishte se Skenderi pagoj vllezerit Ramadani e Kiqina per ate krim!
Skenderi u denua me 30 vite burg si organizator i ati krimit,shkalla e dyt e liroj te pa fajshmum!
Muharrem Xhemajli u denua, shkalla e dyt e liroj te pa fajshum.
Kimete Krasniqi u denua,mbajti vetum paraburgimin,por denimin kurr!
RAPORT PER RASTIN HAJRA
KONFIDENCIAL
DATA: 19 TETOR 2001
PËR: Vrasjet e familjes Hajra
R.M.S DOSJA #01-049
NGA: ROD. T. HYLTON. CP#01106
R.M.S. PRISHTINË
LËNDA: HETIMI I TENTIM VRASJES SË HAMËZ HAJRËS
CCIU #2001-00080
1. Në datën 8 maj të vitit 2001, gjatë një kërkimi në shtëpinë e Halil Qadrakut, në rajonin e Prizrenit, (në rastin e tyre #2000-JA-399), janë konfiskuar dy letra. Njëra nga letrat është deklaratë e pa datë e shkruar me dorë nga ushtarja e, Kimete Krasniqi, në të cilën ajo kërkon që të mos caktohet në Zonën Operative të Drenicës, meqë në datën 19 prill të vitit 1998, si kusht që ajo të bëhej ushtare e UÇK-së, ajo kishte bashkëpunuar në tentim-vrasjen e HAMËZ SHTUTICËS. Ajo emëron MUSË JASHARIN, FEHMI LLADROVCIN, JAHIR DEDAKUN, SKENDER HALILIN dhe FADIL DEMAKUN, po ashtu si të përfshirë në tentim. Ajo më tutje deklaron, se” … ai, [HAMËZ SHTUTICA], është i lirë në qytetin e Gllogovcit dhe se ne jemi të rrezikuar nga ai, për arsye se ai e di se unë e kam përgatitur aksionin kundër tij. Për këtë arsye unë nuk mund të operoj në Z.O.D.”.
2. Letra e dytë e konfiskuar i drejtohet USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES, ZONA OPERATIVE E PASHTRIKUT dhe është e datës 19 gusht të vitit 1999. Letra titullohet NJOFTIM ZYRTAR dhe është nga HALIL QADRAKU si shef i ZKZ. Letra duket se e përkrahë kërkesën e Krasniqit që të mos mobilizohet në Z.O. Drenica. Unë jam këshilluar se ZKZ është njësi sekrete përbrenda UÇK-së.
3. Duke u bazuar në dy letrat e konfiskuara, në datën 22 maj të vitit 2001, oficeri Tobin CP#05371,oficer i Njësisë Hetimore të Rajonale të Prizrenit, ka hapur hetimin për tentim-vrasjen, #2001-11-30 dhe, për shkak të bindjes se incidenti kishte ndodhur në rajonin e Mitrovicës, shefi Dan Saveedra e transferon atë në NJHR në Mitrovicë. Mitrovica nisi hetimin mbi rastin #2001-B1-219.
4. Në datën 6 qeshor të vitit 2001, rasti i’u caktua Njësisë Rajonale Hetimore, Ekipit I për Hetim.
Gjykata e Qarkut të Prishtinës
06 shtator 2002
Prokurorit ndërkombëtar
Zyra e prokurorit publik të qarkut
Mendim mbi propozimin për të inicuar aktakuzë të drejtpërdrejtë në përputhje me Nenin 160 (1) të Ligjit për Procedura Penale (LPP)
Në datën gusht të vitit 2002, prokurori ndërkombëtar Jane Mitchell I ka dorëzuar gjyqtarit hetues propozimin për të inicuar aktakuzë të drejtpërdrejtë në përputhje me Nenin 160 (1) të Ligjit për Procedurën Penale (LPP) kundër
1. SKENDER HALILAJ i lindur në datën 29.12.61, me banim në udhëkryqin Terdevë-Abri, momentalisht në paraburgim në Bondsteel.
2. MUHARREM XHEMAJLI I lindur në datën 21.04.73, me banim në Arbri të Epërme, momentalisht në paraburgim, Qendra e Paraburgimit të Prishtinës.
Për arsye se ata, në një hapësire kohore prej 18 prill 1998 dhe 15 maj 1998, duke vepruar në bashkëpunim me të tjerët, të motivuar nga përfitimi personal, hakmarrja e pamëshirshme apo ndonjë motiv tjetër themelor apo per gjakmarrje, dhe me paramendim e planifikim, kanë tentuar të vrasin Hamëz Hajrën, në kundërshtim me Nenin 30(2) nënparagrafet 3 dhe 4 të Ligjit Penal të Kosovës në lidhshmëri me Nenet 19 e 27 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale te Jugosllavisë.
Më datën 4 korrik të vitit 2002, pasi një hetim ishte zhvilluar nga ky gjyqtar hetimor (PP Nr. 305/02, IC Nr. P249/02), KIMETE KRASNIQI, u akuzua për krimin në fjalë. Gjatë hetimit të provave, janë dëgjuar shumë dëshmitarë, duke përfshirë edhe dëshmitarë okularë, zyrtar policor dhe ekspertë mjekoligjorë (zyrtari i vendi e krimit, balistika dhe ekspertë të dorëshkrimit). Një dokument i shkruar nga Kimete Krasniqi, i cili e përfshin vet ate në krim, Skender Halilajn dhe të tjerë në krim, është pranuar në prova.
Pas hetimit të lartpërmendur, gjyqtari hetues ka gjetur se persona të caktuar, duke përfshirë Kimete KRASNIQIN, Skender HALILAJN dhe të tjerë, kishin planifikuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj viktimës Hamëz Hajra, në kryqëzimin e rrugës prej Gllogovcit drejt Skënderaj me rrugën për Terstenik 2. Disa dite para incidentit, Kimete Krasniqi kishte aranzhuar me viktimën, që të takohej me te me automjetin e tij në kryqëzimin e rrugës së lartpërmendur. Viktima kishte mbërritur në vendtakim në kohën për të cilën ishin pajtuar, dhe i ishte afruar KIMETE KRASNIQIT, e cila ishte duke e pritur atë në anë të rrugës. Ndërsa ai po afrohej, prisnin* një numër i “ushtarëve” të veshur me uniforma të UÇK-së, duke përfshirë * armë. Një numër plumbash e kishin qëlluar automjetin e tij, por viktima ia kishte dalë të vazhdoj vozitjen drejt Gllogovcit dhe të ikë pa lëndime trupore. Krimi menjëherë është raportuar në polici, por nuk është identifikuar asnjë i dyshuar, deri në datën 8 maj të vitit 2001, kur policia kreu një kërkim, të palidhur me këtë rast, të lokaleve të Halil QADRAKUT ku është dokumenti i lartpërmendur i shkruar me dorë nga Kimete KRASNIQI, ku perfshin veten e saj dhe, po ashtu, Skender HALILAJN dhe të tjerë në tentim-vrasjen e Hamëz Hajrës.
Skender HALILAJ e Muharrem XHEMAJLI janë arrestuar në datën 6 korrik 2002 për arsye të dyshimit në përfshirjen e tyre në vrasjen aktuale të së njëjtës viktimë në muajin gusht të vitit 2001. Në datën 8 korrik të vitit 2002, Skender HALILAJ e ka pranuar plotësisht pjesëmarrjen e tij në tentim-vrasjen e Hamëz HAJRES në vitin 1998. Ai, po ashtu, i ka dhënë emrat e Kimete KRASNIQIT, Muharrem XHEMAJLIT dhe pjesëmarrësve të tjerë të përfshirë në këtë krim, kurse kishte thënë se nuk ishte i sigurt për emrat e pjesëmarrësve të tjerë. Muharrem XHEMAJLI po ashtu është marrë në pyetje nga policia, ku ai e ka ushtruar të drejtën e tij për të heshtur.
Sipas rekomandimit të Prokurorit, ky gjyqtar e ka ftuar në gjykatë Skender HALILAJN dhe Muharrem XHEMAJLIN në datën 15 gusht të vitit 2002. Në praninë e avokates së tij mbrojtëse, Nike Shalës, Skender HALILAJ ka kërkuar shtyrjen e dëgjimit në mënyrë që ai të ndihmohet nga avokati tjetër mbrojtës Bajram Krasniqi. Sidoqoftë, ai ka thënë se nuk e pranon procedurën, dhe ka ngulur këmbë në faktin se veprimet në fjalë kishin ndodhur gjatë luftës. Muharrem XHEMAJLI edhe njëherë e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të heshtur. Në datën 22 gusht të vitit 2002, Skender HALILAJ e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në sulmin në pritë të datës 20 maj të vitit 1998 si ushtar i UÇK-së. Ai e ka pranuar si te veten skicën e vizatuar në fazën e hetimeve policore*, që përputhet me informacionet e siguruara nga dëshmitarët okulare të ngjarjes. Sidoqoftë, ai ka dhënë version në masë të madhe të ndryshëm të ngjarjes në këtë fazë, duke mohuar se qëllimi i sulmit në pritë ishte të vrisnin Hamez HAJREN, por, në vend të kësaj, ta rrëmbejnë, sipas urdhrit të Rasim Kiqinës, dhe se ai (Skenderi) ka qëlluar në ajër drejt makinës pasi që vozitësi i automjetit e kishte vërvitur armën e tij të dorës dhe se ai ishte hedhur për tokë pa pushuar së qëlluari vetëm pasi viktima kishte shtënë në drejtim të tij.
Skender HALILAJ ka thënë se atij i kishte thënë policia se Muharrem XHEMAJLI dhe disa të tjerë po ashtu kishin marrë pjesë në sulmin në pritë.