FC Liria nga Aargau i Zvicrës festoi 15-vjetorin, ja historia dhe ëndrrat e klubit

250

alia

Reshat Ibrahimi

Dje ( me 26 nëntor) FC Liria nga Argau ka festuar ditën e themelimit. Një histori e nisur para 15 viteve që u festua në mënyrë madhështore me stafin teknik, lojtarë dhe kryesi, të cilët përmendën kujtimet e shumta dhe emocionet që ka dhuruar klubi në të kaluarën.

1
“KF Liria u themelua në vitin 2001. Për momentin garon në ligën e 4-t kantonale të Aargaus. Festa e 15-vjetorit u mbajt në një restoran të klubit. Të pranishem ishin të gjithë atë të cilët kontribuan për KF Liria nga themelimi, që nga kryetari i parë z. Agim Zeka, e deri tek kryesia aktuale si:Ali Ramani, Besim Ramadani, Fadil Tafa, Ramadan Shala, Burhan Cikaqi, Shpejtim Jetushi, Flamur Nuhi, Besim Maloku, Besim Nuha dhe Burim Orana”, ka treguar Ali Ramani, kryetar i klubit.
“FC Liria momentalisht përbën një kuadër prej 26 lojtarësh (mosha mesatare është 23.5 vjec). Janë djem të rinj, të suksesshëm dhe në profesionet e tyre”, shtoi presidenti Ramani me origjinë nga Kumanova.

alia
“Ambiciet e klubit janë të qarta-kthimi në ligën e tretë, e me kapacitetetin që disponojmë pse jo edhe në ligën e dytë. Përgatitjet dimërore do të zhvillohen në Malta nga data 28 shkurt deri më 17 mars 2017. Në renditjen momentale kemi 9 fitore, dy barazime dge dy humbje me goldallim 45-14! ”, përfundoi presidenti i Lirisë nga Aargau, Ali Ramani.
Gazeta Lajm ju uron edhe qindra vite me plot suksese!

trenin

tbela

Comments