FËMIJËT ME SHIKIM TË DËMTUAR, PRINDËRIT JASHTË SHKUPIT ANKOHEN SE S’KANË KUSHTE



Beni Sherifi nga Tetova për çdo ditë djalin e tij me shikim të dëmtuar e dërgon në shkollën shtetërore për fëmijë me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup. Ai thotë se në mungesë të shkollave fillore ditore për fëmijët me shikim të dëmtuar në Tetovë, detyrohet që çdo ditë të udhëtojë në Shkup. Sipas tij, është problem të përballohet kjo, pasi që nga Enti Social për përkujdesje merrë vetëm 4.300 denarë.
“Me vështirësi e përballojmë të udhëtosh secilën ditë dhe të mëresh me një fëmijë me nevoja të veçanta. Ekziston një shkollë në Tetovë por aty është vetëm 3 herë në javë detyrat mund ti bëj atje mund ti përdor aparatet për shkrim. Shumë rënd është kujdesa është shumë e rënd është vështir sepse ne nuk mund as të punojmë ndonjë gjë apo të mëremi me ndonjë punë tjetër jemi të lidhur me kto fëmijë“, u shpreh Beni Sherifi, prind.
Kanita Ibrahimi, 11 vjeçe nga Shkup është nxënëse e shkollës “Dimitar Vllahov”. Ajo thotë se është e kënaqur me trajtimin në këtë shkollë.
“Unë jam Kanita Ibrahimi jam klasa e katërt kamë 11 vjet dhe mësoj në shkollën Dimitar Vllahov që gjendet në rrugën Kisela Vodë dhe kamë shok e shoqe që më ndihmojnë mua kur kam ndonjë gjë që nuk shkon me mua”, tha Kanita Ibrahimi, nxënëse.
Drejtori i kësaj shkolle, Goranço Jakimov tha se doracaku për informimin e qytetarëve se si të ndihmohen personat me shikim të dëmtuar do të shërbejë për përkujdesje më të mirë ndaj këtyre personave. Në “Dimitar Vllahov” e ndjekin mësimin mbi 50 nxënës me shikim të dëmtuar, që mësojnë edhe arsimin fillor edhe ate të mesëm, ku janë tre drejtime për fizioterapetë, komunikacion dhe grafikë.