Shkupi me lehtësi arrin në çerekfinale të Kupës

185

Moebel THEMA

 Image result for kf shkupi

E mërkura në vendin tonë ka sjellë katër ndeshje në kuadër të 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa dy tjera pritet të luhen të mërkurën e ardhëshme. Skuadra e FC Shkupit pa ndonjë problem e ka mundur edhe në ndeshjen kthyese ekipin lider të Ligës së Dytë, Akademija Pandev, por kësaj radhe me lehtësi, duke i shënuar tri gola dhe duke pranuar vetëm një (3:1 – 0:1). Shkupjanët edhe pse dominuan edhe në pjesën e parë, arritën që të zhbllokojnë rezultatin vetëm në fillim të pjesës së dytë, kur pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Florent Osmanit, nga pika e bardhë i sigurt ishte Muharem Bajrami, ndërsa epërsinë në 2:0 e rriti Florent Osmani, derisa golin e tretë e shënoi Khalil Lambin në minutën e 92. E tëra që arritën ta bëjnë mysafirët ishte goli i nderit, që e shënoi Naçevski në minutën e 62-të kur e ngushtoi epërsinë në 2:1. Teteksi edhe në ndeshjen e kthyese ka pësuar disfatë nga skuadra e Bregallnicës me rezultat 2:1.

Ndeshje interesante është zhvilluar në stadiumin në “Kukush” mes Turnovës dhe Sileksit, ku u shënuan gjashtë gola, nga tre në secilën portë (3:3), mirëpo në fund futbollistët e Sileksitu plasuan në çerekfinale. Metarlugu u plasua në çerekfinale pasi Carev Dvor nuk i ka vazhduar garat e Kupës.  Më 19 tetor do të kompletohen ndeshjet e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa do përballen, Vardari Vëllazërimi, Shkëndija – Rabotniçki dhe Renova – Pelisteri. (Së shpejti do t’ju sjellim videon nga ndeshja Shkupi – Akademija Pandev)

Comments