FIFA organizon një Botëror të ri për klubet 

370

fifa_1474110266-6814623

Pas Super Championsit FIFA po mendon të organizojë edhe një version të ri, krejt ndryshe të Botërorit për Klube. Një “Botëror” i vërtetë për të cilin drejtuesit më të lartë të FIFA-së i janë futur seriozisht punës.

Natyrisht që është një mënyrë për të rritur përfitimet sa më tepër, duke provuar që ti afrohet arkëtimeve të sportit amerikan. Siç bën të ditur Gazzetta Dello Sport, bëhet fjalë për një turne me nga 16 deri në 24 skuadra të kontinenteve të ndryshme.

Në këtë fazë mbeten ende shumë detaje teknike për tu vendosur, por ideja është që të përfshihen klube nga gjithë bota në një turne që do të zhvillohet një herë në dy vjet.

Natyrisht që detajet për tu zgjidhur janë shumë, edhe për shkak të kalendarit, por Presidenti i FIFA-së ka folur me Bonab, sekretarin e përgjithshëm dhe një delegacion të Barcelonës.

Nëse turneu do të jetë me 16 skuadra atëherë do të jenë 4 grupe me nga 4 ekipe pjesëmarrëse, në rast të një Botërori Klubesh me 24 skuadra, grupet do të jenë 8 secili me nga 3, përcjell Super Sport.

Ndryshe nga Botërori aktual, turneu për të cilin po punohet do të zhvillohet në verë në vend të Kupës së Konfederatave dhe në rast se do të jenë 24 skuadra, të paktën 8 prej tyre do të jenë Europiane, ku do të përfshihet dy fitueset e fundit të Champions League dhe 6 të tjera që do të zgjidhen nëpërmjet klasifikimit, apo në bazë të një procesi që mbetet ende për tu përcaktuar.

Comments