Filmi kosovaro-shqiptar triumfon në Festivalin e Sarajevës

234

fitore

Në ndërkohë që debati ndarës mes kosovarëve dhe shqiptarëve është bërë temë në të dy vendet, pasi disa futbollist kosovarë kanë vendosur që të braktisin Shqipërinë për të luajtur për Kosovën, në skenën e filmit, bashkimi i një producenteje nga Shqipëria dhe një skenaristeje nga Kosova, ka sjellë rezultat ndërkombëtar.

Me skenar dhe regji të Norika Sefës dhe producente Belina Jahon, projekti filmik “Looking for Venera”, ka fituar vendin e parë në MidPoint, një ndër laboratorët më të rëndësishme të zhvillimit të skenarit në Evropën Qendrore.

Producentja e filmit “Looking for Venera”, shqiptarja Belina Jano, ka fituar kësisoj në Festivalin e Sarajevës i cili sonte mbylli këtë edicion dhe ndau shpërblime për më të mirët.

Lajmin e ka bërë të ditur Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Belina Jano është pjesë e “Looking for Venera”, filmit me regji nga Norika Sefa.

Jano ka marrë Bursën MDM EAVE, e cila ndahet nga EAVE – European Audiovisual Entrepreneurs ose Ndërmarrësit Audiovizuelë nga Evropa, dhe e cila nënkupton mbështetje për të marrë pjesë në programet e këtij institucioni që më pas të krijohen projekte artistike nën ombrellën e këtij institucioni.

Filmi “Looking for Venera” sjellë ngjarjen që zhvillohet në një qytezë në Kosovë, me një djalë në mesin e dy shoqeve tinejxjere të cilat jetojnë dukshëm në mentalitet tradicional. Shpërthim hormonal, histori e bazuar në mentalitet ku dëshira për të shprehur përfundon në shpërthim temperamenti duke i lënë dy vajzat të mbyllura në rrethin sharmant të limiteve të tyre.

Projekti ka fituar vendin e parë në MidPoint, një ndër laboratoret më të rëndësishme të zhvillimit të skenarit në Evropën Qendrore.

Jano punon në një prej Universiteteve private në Kosovë, ndërsa ka punuar edhe në projektet tjera si “Femrat”, “The Bar”, “Guido” etj./Insajderi.com

Comments