Fiton Interi-Video

311

Interi shijon fitoren e parë në Serie A (Video)

Moebel THEMA

Pas barazimit me Palermon dhe humbjes befasuese nga Chievo Verona, Interi ka shijuar fitoren në Serie A, pasi e mposhti Pescaran si mysafirë me rezultat 2:1 në xhiron e tretë

Frank de Boer ka shijuar fitoren e parë në stolin e Interit, pasi kjo e fundit mori pikët e para këtë edicion në Serie A duke e mposhtur 2:1 si mysafirë Pescaran.

Tre golat ranë në pjesën e dytë. Fillimisht shënuan vendasit përmes Jean-Christophe Bahebeck në minutën e 63’të. Interi reagoi në minutën e 78’të, kur Mauro Icardi barazoi gjithçka.

Kur u mendua se këtu gjithçka ka përfunduar dhe po vazhdon ecuria negative e rezultateve për Interin, doli në skenë sërish kapiteni Mauro Icardi, i cili në minutat shtesë realizoi golin e fitores për Interin – duke rrëmbyer tri pikë e plota nga kjo ndeshje.

Kjo njëherit ishte fitorja e parë e Interit këtë edicion në Serie A, teksa ka një humbje dhe një barazim. /Express/

 

Comments