Fiton Napoli i Hysajt

260
fresco

midle

 

 

Napoli i Elseid Hysajt ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve. Nënkampionët e Italisë, kanë mposhtur kampionët e Portugalisë, Benfican me rezultat 4:2.

Hysaj ka qenë titullar dhe ka luajtur deri në fund, duke pasur paraqitje fantastike. Ndërkohë, golat e fitores për Napolin i kanë shënuar, Hamsik (20’), Mertens (51’, 58’) dhe Milik nga pika e bardhë në minutën e 54-të.

Ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Besiktasit dhe Dinamo Kievit, është mbyllur 1:1. Napoli është në vendin e parë në Grupin B me 6 pikë, Besiktasi është në vendin e dytë me 2 pikë, Dinamo Kievi në vendin e tretë me 1 pikë sa ka edhe Benfica që është e fundit.

Comments