Andres Iniesta ka thënë se kishte vendosur t’i refuzonte ofertat e ndryshme nga klubet tjera për ta pranuar atë të Vissel Kobe për shkak se projekti që kjo e fundit ia kishte prezantuar e kishte bindur atë.
“Është një ditë e veçantë për mua. Kjo është një mundësi e madhe për mua në karrierën time sportive”, ka thënë Iniesta në një konferencë për media pasi u prezantua si lojtar i Vissel Kobe të enjten paradite.
Iniesta njoftoi javë më parë që do të largohej nga Barcelona pas plot 14 viteve qëndrimi te gjiganti i LA Ligës.
Spanjolli lidhej ngushtë me një kalim në Superligën e Kinës, ndërsa Australia përmendej si tjetër destinacion i mundshëm për të.
“Kam pasur oferta të ndryshme nga klubet tjera, por vendosa për Vissel Kobe sepse projekti të cilin ma prezantuan m’u duk shumë interesant”, zbuloi ai.
Ai ka theksuar se mezi pret të jetojë në Japoni.
“Japonia është vend i mrekullueshëm, siç është dhe kultura e tyre. Mezi pres të jetoj në Japoni”, shtoi ai.


Comments are closed.