

Juventusi dhe Milani do të përballen sonte nga ora 20:45 në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Fituesi i kësaj ndeshje luan me Napolin në gjysmëfinale, që mbrëmë eliminoi Fiorentinën.
Formacionet zyrtare të këtij takimi janë:
Juve: Neto; Barzagli, Bonucci, Rugani, Asamoah; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukiç; Higuain.
Milan: Donnarumma; Abate, Zapata, Romagnoli, Antonelli; Kucka, Locatelli, Bertolacci; Bonaventura, Bacca, Suso.