Formacionet zyrtare: Shqipëri – Lihtenshtejn. Kjo nuk pritej nga Panucci

351

Sot në orën 18:00 Kombëtarja shqiptare do të presë në “Elbasan Arena” përfaqësuesen e Lihtenshtejnit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Kjo është ndeshja e parë për trajnerin e ri Christian Panucci, i cili ka befasuar me formacionin zyrtare duke hedhur në vendin e Sadikut (gjendje gripale) sulmuesin anësor Llullaku të cilin e ka zhvendosur drejt qendrës, shkruan SYRI.net.

Krahët e sulmit plotësohen nga Grezda dhe Roshi, ndërsa Latifi që po kalon një formë fantastike është lënë në stolin rezervë.

Comments